Osmani vazhdon takimet në Spanjë, bisedon me kryeministrin holandez: Serbisë t’i kërkohet llogari për aktin terrorist kundër Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin në Grenada të Spanjës, ku po mbahet samiti i liderëve të vendeve evropiane.

Osmani në një postim në X bën të ditur se në vazhdën e takimeve me liderët evropianë ka takuar edhe kryeministrin holandez, Mark Rutte.

“Në takimin e komunitetin politik evropian pata një bisedë me kryeministrin holandez, Mark Rutte mbi situatën e sigurisë në vendin tonë.

Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, shkruan Osmani.

Ndryshe, sot po vazhdon dita e dytë e samitit të liderëve evropianë.

Presidentja Osmani të enjten takoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, etj.

Osmani në nisje të këtij samiti u deklarua para mediave ndërkombëtare, duke i njoftuar për situatën në Kosovë dhe sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator.

E pyetur nëse do të ketë takim me presidentin e Serbisë, ajo tha “nuk ka arsye për takim para sanksioneve… sanksione së pari pastaj mund të dialogojmë…”, tha ajo.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme