Kandidatja për Kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, e ka quajtur gënjeshtare Vetëvendosjen, pas lajmeve të rreme që dolen nga faqe që e përkrahin këtë parti, shkruan Gazeta Metro.
Duke folur në Interaktiv, Osmani tha se këta njerëz që sipas saj po shpifin e po montojnë, do të paraqiten para drejtësisë.
‘’Kam marrë masa që të mlidhen fakte të aktivistëve të VV’së dhe nëpër faqe të Facebook’ut, që nuk e di nëse janë të tyre. VV nuk është distancuar nga një gënjeshtër e tillë dhe akuzë si vepër penale që po e bëjnë ndaj meje. Ne nuk bëjmë kurrë pagesa për të ardhë njerëzit nëpër tubime tona’’, tha Osmani.
Tutje, ajo tha se për këtë po presin nga policia hetimet, për personat që i bënë këto akuza.
‘’Për këtë ne presim që policia ta bëjë hetimin dhe persona që bëjnë akuza të tilla të turpshme të cilës do parti të përgjigjne dhe të tregojnë pse po bëjnë montazha dhe manipulime të tilla, sepse janë montazha. Oponentët tanë politikë tërë ditën merren me gënjeshtra, shpifje e montime’’, tha ajo.