“Pa buxhet nuk ka ushtri”

Sipas Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK – së, nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të plotësuar kapacitetet ushtarake

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK së, ka analizuar Projekt-buxhetin për tre vitet e ardhshme në Projekt propozimin e qeverisë për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku sipas tyre është vërejtur logjikë e njëjtë e anashkalimit dhe e konsideron si tallje për FSK – në.

Sipas DPMS, kjo logjikë e mbështetjes për mbijetesë financiare nga qeveria dhe larg shndërrimit të saj në Ushtri të Kosovës, është e papranueshme.
Fakti, që në projeksionet buxhetore për tri vitet e ardhshme nuk ka rritje sasiore, që do të nënkuptonte edhe seriozitetin e qeverisë, që të ndajë mjete financiare të mjaftueshme për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve moderne ushtarake, kjo gjë nuk do të ndodhë me këto politika qeverisëse aktuale.

“Buxheti për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2017 është planifikuar të jetë, jo më i lartë se 48,687,209 euro, po ashtu edhe për vitin 2018, jo më i lartë se 48,558,962 euro, me një ulje të lehtë, njëherit as në vitin 2018 nuk do të ketë ndonjë rritje sasiore, përkundrazi do të ulet në 48,420,718 euro. Ndërsa shpenzimet kapitale për vitin 2017 janë planifikuar të jenë vetëm 17,18,000 euro”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Sipas kësaj komunikate as pesë milionë euro më shumë që do të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës në buxhetin e vitit 2017, por nuk do të jenë as për së arfërmi të mjaftueshme për të plotësuar kapacitetet në pajisje dhe teknologji ushtarake.

“Blerja e 76 automjete taktike 3 ose 4 tonëshe, që janë paraparë t’i blejë Forca e Sigurisë dhe për këtë, në vitin 2017 i ka në dispozicion vetëm 3.5 milionë euro të tjera, mjete këto totalisht të pa mjaftueshme”, thuhet më tutje në komunikat.

Departamenti për Politika të Mbrojtjës dhe të Sigurisë i AAK –së, e vlerëson shumë të ultë këtë buxhet për Forcën dhe konsideron se Qeveria nuk ka dhënë prova se ka për synim ta mbështes më tutje formimin e Ushtrisë e Kosovës./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme