Ende pa u mbushur plotësisht dënimi i tij, Miodrag Solaja, i dënuarp ër krime lufte në Kosovë, është liruar nga burgu në Serbi.
Ai u dënua pasi u gjet fajtor për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë, gjatë luftës së fundit në Kosovë, 1998-99, në masakrën ndaj familjes Bogujevci.
Por sot ai u lirua nga burgu, madje tre vjet pa e kryer plotësisht denimin që iu caktua.
Lidhur me këtë rast ka reaguar zëvendëskryeministri në dorëheqje i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Sipas tij, Serbia në vazhdimësi po tallet me viktimat e luftës, teksa ka thënë se këtë e ka bërë në Bosnje e po vazhdon ta bëjë edhe me Kosovën.
“Këto ditë në Serbi është liruar nga burgu, tre vjet para përfundimit të dënimit, personi i cili është akuzuar dhe dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë në Kosovë. Nga ky krim arritën të shpëtojnë pesë fëmijë, e në mesin e tyre edhe Saranda Bogujevci.
“Lirimi i kriminelit serb është dëshmi që Serbia po vazhdon të luajë me nervat e të gjithëve në të gjitha planet, madje edh atë ushtarak”, ka thënë më tej Hoxhaj.
Ndryshe, Solaja ishte i dënuar me 1 vjet burgim, pasi u dëshmua se ka qenë fajtor për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë.