Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, sipas informacioneve të “EVN”, njofton se për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes elektrike, nesër do të mbeten pa rrymë disa pjesë të komunave Aerodrom, Butel dhe Karposh.
Nga ora tetë deri në ora 16:00 pa energji elektrike do të jenë pjesë të rrugëve “Todor Changov”, “Bogomilski pochod” dhe “Blagoj Muçeto” në komunën e Aerodromit.
Pa energji elektrike në periudhën nga ora 9 deri në 11 do të mbesin pjesë të “Butelska 13” dhe “Butelska” – dega “Serava” në komunën e Butelit.
Ndërsa nga ora nëntë deri në ora 13, një pjesë e shfrytëzuesve në komunën e Karposhit në Parkun e Qytetit pranë Institutit për Blegtori dhe Peshk.