Pa energji elektrike nesër pjesë të Qendrës, Kisella Vodës, Gazi Babës dhe Karposhit

Për shkak të intervenimeve të caktuara teknike nesër pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e komunave Qendër, Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Karposh.

Në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga pjesët e rrugëve “Sllavejko Arsov” dhe “Hristo Çernopeev” në Komunën e Qendrës, nga ora 11:00 deri në orën 13:00 një pjesë e përdoruesve të rr. “Studeniçanska” në Komunën e Kisella Vodë, nga ora 08:30 deri 12:00, përdoruesit e rr. 1 dhe nënrrugicat përreth në fshatin Trubarevë dhe përdoruesit pranë hekurudhës në Komunën e Gazi Babës dhe nga ora 10:00 deri në orën 13:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga rr. “Mile Pop Jordanov” në Komunën e Karposhit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme