Pa frikë në testet e maturës!

Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar të shtunën testimi i parë për maturën shtetërore në gjuhën amëtare. Maturantët që duan të vazhdojnë mësimin universitar do të duhet të bëjnë 2 testime të jashtme, dhe dy brenda shkollës, për të kaluar maturën.

Daniela Jovçevska Mihajlovska, Drejtore e Qendrës Shtetërore të Provimeve, e cila fliste për emisionin “Programi 200” në Alsat, që transmetohet sot në ora 21:40 thotë se maturantët s’ka pse të frikësohen dhe se duhet ta shohin testimin si një arritje të dijeve të tyre. Ajo gjithashtu thotë se, e rëndësishme është dija jo nota që do marrin, sepse sërish do arrin të regjistrohen në universitete.

Rezultatet e provimeve do dalin një muaj pas testimit të dytë që është me 11 qershor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme