Policia Rrugore e Lezhës bën me dije se ka ndërmarrë masa të shtuara gjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe krijimin e lehtësirave për përdoruesit e rrugës, gjatë sezonit veror.
Gjatë kontrolleve, 14 drejtues mjetesh janë konstatuar duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur, 9 prej tyre janë arrestuar në flagrancë dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Nërkohë, 598 drejtues mjetesh janë gjobitur për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, teksa janë vendosur edhe 274 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave qarkullimit rrugor, si mosvendosja e rripit të sigurimit, ndalim qëndrimi/pushimi, drejtim i motomjeteve pa kaskë mbrojtëse.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Lezhës, gjatë fundjavës, masa të shtuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe krijimin e lehtësirave për përdoruesit e rrugës, gjatë sezonit veror.
Në monitorim të qarkullimit me makinën inteligjente, radarin automatik dhe flotën e makinave të reja, të pajisura me të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore.
❗14 drejtues mjetesh janë konstatuar duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur, 9 prej tyre janë arrestuar në flagrancë dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë;
❗598 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet janë dedikuar kryesisht për shkeljet e Kodit Rrugor që janë evidentuar si shkaqet më të shpeshta të aksidenteve rrugore, konkretisht:
❗Parakalimet e gabuara – për këtë shkelje janë ndëshkuar me masa administrative 123 drejtues mjetesh;
❗Qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara – për këtë shkelje janë ndëshkuar me masë administrative 129 drejtues mjetesh;
❗ Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit – për këtë shkelje janë ndëshkuar administrativisht 46 drejtues mjetesh.
❗Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – për këtë shkelje janë ndëshkuar administrativisht 26 drejtues mjetesh.
Janë vendosur edhe 274 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave qarkullimit rrugor, si mosvendosja e rripit të sigurimit, ndalim qëndrimi/pushimi, drejtim i motomjeteve pa kaskë mbrojtëse etj.
Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke mos u bërë burim aksidenti pasi do të ndëshkohen sipas ligjit.



