Pacientëve nga tragjedia në Koçan trajtimi i djegieve do të u marrë kohë

Gazetare: Linda Ebibi

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar për pacientët të cilët kanë pësuar djegie nga tragjedia e Koçanit, të mos përdorin krem dhe fasha nga interneti pasi do ti dëmtojnë më shumë plagët e tyre dhe për çdo gjë duhet të konsultohen me mjekët. Gjithashtu thonë se në vitin e parë duhet ti reduktojnë maksimalisht daljet në diell, ndërsa në momentin që dalin të përdorin krem me faktorë mbrojtës dhe të jenë të veshur në atë mënyrë që trupi i tyre të mos rrezatohet nga diell.

“Në lëkurën e ndjeshme të vendosin krem hidratues të cilët janë pa alkool, pa parfume, pra të jetë kozmetikë mjekësore hidratuese dhe më e rëndësishmja është në vitin e parë të mos dalin në diell, pasi lëkura është e ndjeshme dhe e djegur dhe shumë shpejtë pigmentohet. Fëmijëve kur i lëshojmë nga klinika i tregojmë që kur të dalin jashtë të përdorin faktor mbrojtës, të përdorin kapele, të vishen rroba me krah të gjatë pasi shumica e tyre i kanë duart e djegura“, tha Jasmina Gjorgjievska Pavllovska, drejtoreshë e Klinikës së Kirurgjisë Plastike.

Për çdo ndryshim të lëkurës që mund ta pasojnë pacientët në periudhën në vazhdim, mjekët apelojnë që pacientët të shkojnë në kontrolle, pasi rreziku nga infeksionet është i lartë.

“Në kontrolle duhet të vijnë për çdo ndryshim që nuk do ju pëlqejë që mendojnë se është ndryshe nga normalja, gjithmonë është më mirë të vijnë në kontrolle se sa vet ti zgjidhin ato probleme. Për këtë ne do të shkojmë edhe në Koçan që të mund të ju ndihmojmë jo vetëm për lidhjen e fashave por edhe në dhënien e këshillave se si më tej”, tha Jasmina Gjorgjievska Pavllovska, drejtoreshë e Klinikës së Kirurgjisë Plastike.

Mjekët gjithashtu apelojnë që pacientët të tregohen të qetë dhe të kenë durim pasi kohëzgjatja e shërimit nga djegiet nuk do të jetë e shkurtër./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme