Pacientia bie nga shtrati në QKUK, mjekët nuk e ndihmuan se po pinin kafe

Një paciente e moshës 56 vjeçare e cila ka marr rrugë nga Prizreni për në QKUK përfundojë në pllaka të emergjencës, duke iu shkaktuar plagë në kokë.

 

Kjo për shkak se mjekët në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, mëngjesin e sotëm nuk u gjenden aty kur ajo nga krevati ra me kokë në pllaka, shkruan Indeksonline.

Pa mjekët që ti ofrojnë ndihmë, 56 vjeçarja mbeti e shtrirë në klinikën e Emergjencës.

Një qytetar që ishte në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për Indeksonline se si ajo u rrëzua pasi asnjë nga mjekët nuk ishte në orarin e punës.

“Para orës 8 është rrëzuar pacientja në tok nga krevati, kjo për shkak se ajo gjindej e vetme pa asnjë përkujdesje në emergjencën e QKUK-së, Prishtinë. Të gjithë në kafe të mëngjesit” ka thënë ai në kushte anonimiteti.

Ai shtoi se pacientja është nga Prizreni, e moshës 56 vjeçare.

“Pacientja e moshash 56 vjeçare nga Prizreni mbeti e shtrirë derisa erdhen mjekët dhe e futën në intensiv” ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme