Pacolli adreson kritika të ashpra drejt LDK-së e VV-së: Kujt po i konvenon kriza

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se tashmë kur ka përfunduar edhe procesi i certifikimit të kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor, partia e tij kishte dakordim paraprak me dy subjekte politike, me LDK-në dhe VV(me LDK kishte marrëveshje me shkrim) për të ecur së bashku në këto zgjedhje.

Megjithatë, thotë Pacolli, ato vendosën që në fund AKR-në ta lënë anash për shkak të interesave të tyre.

“Përkundër kësaj, AKR futet në këto zgjedhje e përgatitur dhe e gatshme për të prezantuar vizionin e saj zhvillimor, me kandidat dinjitozë dhe me vlera të dëshmuara”, ka thënë Pacolli.

Në anën tjetër, ka shtuar më tej ai, AKR me deputetët e vet në Kuvendin e Kosovës që nga fillimi ka treguar gatishmërinë që bashkërisht me dy partitë tjera, LDK-në dhe VV të ndërtojnë një shumicë parlamentare e cila vendit do t’i jepte qeveri dhe do ta zgjidhte ngërçin politik të krijuar pas zgjedhjeve të qershorit.

“Këtë gatishmëri, AKR-ja e ka treguar duke shfaqur vullnet për respektimin e cilitdo variant të marrëveshjes ndërmjet LDK-së dhe VV-së dhe duke mos u bërë barrë e ndarjes së pushtetit ekzekutiv, duke mos kërkuar ministri, ose poste tjera qeveritare. Kushti ynë i vetëm ka qenë dhe mbetet implementimi i programit zhvillimor të Kosovës, plotësimi i kushteve për heqjen e vizave dhe krijimi i ambientit për vende të reja të punës”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, është shqetësues fakti që dy partitë e lartpërmendura, nëpërmjet deklaratave publike po vazhdojnë ta thellojnë hendekun, duke lëshuar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit.

“Unë nuk shoh asnjë perspektivë për formimin e një qeverisje të raundit të dytë, në mes LDK-së e VV-së. Nga ana tjetër, sot Kosova është në një situatë të një bllokade totale. Paralajmërimet e FMN-së se nëse vazhdon bllokada institucionale Kosova rrezikon të mos ketë buxhet as për t’i paguar veteranët e UCK-së janë shumë shqetësuese. Madje, nëse vazhdohet kjo gjendje ne mund të rrezikojmë edhe pagat e shërbyesve civilë të vendit, të cilët mbajnë mijëra e mijëra familje”, ka thënë Pacolli, përcjell Koha.net.

Ai ka thënë se u drejtohet këtyre liderëve me një pyetje.

“A po i mendojnë dëmet të cilat ndoshta edhe për inate personale, po i shkaktohen vendit. A po i mendojnë humbjet financiare të shtetit të Kosovës, humbje të cilat ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve, a po e mendojnë je Kosovës, në këtë mënyrë po i tkurrën edhe mundësitë e lëvizjës së lirë e shumëçka tjetër. Asgjë fatkeqësisht nuk është duke funksionuar”, ka thënë Pacolli.

“Madje flitet se në mungesë të institucioneve edhe ambasadat e Kosovës janë duke i bojkotuar proceset e rëndësishme për vendin, siç është anëtarësimi në INTERPOL dhe UNESCO. Njohjet e shtetit të Kosovës kanë stagnuar dhe askush nuk merret me atë problem. Qytetarët e Kosovës, shteti i Kosovës, miqtë ndërkombëtarë kërkojnë fundin e krizës. Pse dikush po e kërkon vazhdimin e saj? Kujt i konvenon kjo krizë?”, ka thënë në fund Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme