Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka komentuar mbi vazhdimin e paraburgimit të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur”.
“Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqendrohet me tepër në kriminelët e vërtetë”, ka thënë Pacolli, përcjellë Klan Kosova.
Ai ka thënë se:“Albini nuk është kriminel”.
“Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë”, ka shtuar ai.