Pacolli arrin në SHBA, këta janë zyrtarët e lartë me të cilët do të takohet

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka arritur në Uashngton, ku edhe do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Këshilli Atlanik.

Ai gjatë vizës zyrtare atje, do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë, me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. Mc Master, Ndihmës-Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Mitchell, Kongresmenët Roskam e Price, etj.

“Para pak çastesh arrita në Uashington. Agjendë e ngjeshur dhe takime të shumta na presin përpara, duke përfshirë atë me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. Mc Master, Ndihmës-Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Mitchell, Kongresmenët Roskam e Price, ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe miq të tjerë, që e mbështetën vendin tonë në kohët më të vështira”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Ai ka thënë se Kosova është e bekuar që e ka një aleat strategjik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëser do të shpalos edhe vizionin tim mbi zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor në adresimin tim para rreth 100 pjesëmarrësve të nivelit më lartë dhe vendim-marrësve të tjerë, që i bashkon konferenca e organizuar nga Këshilli Atlantik”, ka shkruar Pacolli./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme