Pacolli: Askush nuk flet më për hallet e qytetarit, vetëm se kush do të jetë kryeministër

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shtruar një pyetje në profilin e tij në Facebook, të enjten.

“E kuptuat sa shumë premtuan në fushatë?”, ka shkruar ai.

“Vetëm shikoni lajmet nga politika, nga mëngjesi deri në orarin e syfyrit si debatohet vetëm rreth një DEBATI dhe kurrgjë tjetër. Askush nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë sonë, për shkatërrimin e mjedisit, për hasmërinë e krijuar (nga politika) mes njerëzve; për izolimin tonë ndërkombëtar. Pse, menjëherë pas fushatës, si me magji u zhdukën nga fjalët e politikanëve problemet dhe zgjidhjet që ofronin? Mos vallë u zhdukën problemet?”, ka thënë Pacolli më tej.

Është përgjigjur vetë.

“Jo, ato janë si një mal i madh para nesh. Qytetarët dhe hallet e tyre janë harruar, sikur mos të ekzistonin e nga ana tjetër tek akterët e ‘politikës’ dominojnë vetëm konfrontimet rreth Debatit, se kush do të jetë Kryeministër”.

Sa keq, sa e vrazhdët e sa primitive që nuk do të mjafton as lapsi e as letra për t’a shprehur këtë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme