Pacolli: Bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë mbetet prioritet i yni

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me këshilltarin e jashtëm të Kancelares Merkel, Dr.Jan Hecker, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Pacolli ka thënë se kanë diskutuar për rrugës e Kosovës drejt integrimit në BE.

Ai është shprehur se për Kosovën bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë mbetet prioritet.

“Takim i rëndësishëm me këshilltarin për politikë të jashtme të Kancelares Merkel, Dr.Jan Hecker. Diskutim i rëndësishëm për reformat, rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe koordinimin e implementimit te agjendës tonë si shtet. Bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë mbetet prioritet i yni si shtet”, ka shkruar Pacolli në facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme