Pacolli do nga Komisioni për demarkacion fakte të reja, jo selfie

Zëvendës kryeministri, ministri i punëve të jashtme Behgjet Paciolli ka përsëritur para komisionit për punë të jashtme qëndrimin e Malit të Zi se demarkacioni për ta është punë e kryer dhe nuk ka kthim prapa.

Ai ka thënë se komisioni i ri duhet të sjellë fakte të forta në mënyrë që të mund të dëshmohet se ka pasur lëvizje të pikës kufitare.

Për komisionin e ri tha se duhet të sjellë raport e jo selfie. Pacolli ka thënë se zyrtarisht nuk ka informacion se Mali i Zi ka nisur kontrollin në atë pjesë të kufirit po thotë se është fryre lajmi nga mediat.

Ndërkohë, Pacolli para anëtarëve të komisionit për punë të jashtme ka folur edhe për UNESCO-n e INTRPOL-in, tha se aplikimi në UNESCO mund të bëhet vitin e ardhshëm, atëherë kur pritet edhe përmbyllja e procesit të dialogut me Serbinë përmes një kontrate ku shteti serb do të nënshkruaj se nuk do ta pengojë Kosovën për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Sa i përket aplikimit në INTERPOL tha se do të bëhet në samitin e radhës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme