Pacolli e Bahtiri vizitojnë Urën e Ibrit

E enjte, 20 Tetor 2016  –  Sakte.net

Presidenti i AKR-së, Begjet Pacolli, sot ka qëndruar në Mitrovicë, me ç’rast ka vizituar edhe punimet mbi Urën e lumit Ibër.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka shoqëruar Behgjet Pacollin, ku i ka treguar për së afërmi punimet që po bëhen në Urën Ibrit, shkruan Veriu.info.

Pacolli është interesuar për dinamikën e realizimit të projektit për renovimin e Urës së Ibrit, për të cilën kryetari Bahtiri i ka treguar se punimet po shkojnë sipas planit të paraparë.

Vizitës mbi Urën e Ibrit, i kanë paraprirë edhe vizitat në fabrikën e kërpudhave në Gushavc, ku Pacolli u njoftua për procesin e prodhimit të saj.

Po ashtu Pacolli i shoqëruar nga Bahtiri vizituan edhe Parkun Industrial, ku tashmë ka filluar vendosja e kompanive.