Zhvillimet politike në Kosovë kanë hyrë në javën më të nxehtë kur pritet nëse koalicioni PAN do të arrijë të sigurohet votat për të zgjedhur kryeparlamentarin apo nëse kjo mundësi do t’i jepet dikujt tjetër që do t’i siguronte numrat e nevojshëm, në këtë rast VV’së dhe LDK’së. Kjo është edhe arsyeja që PAN është vënë në gjah të votave të deputetëve të partive tjera. E, derisa këngëtari Labinot Tahiri ka shprehur haptazi simpatinë për Ramush Haradinajn, burime të portalit Sakte.net brenda AKR bëjnë të ditur se kjo në fakt ka qenë vetëm një strategji e kryetarit të kësaj partie, Behgjet Pacolli.
“Kryetari i AKR’së ka matur pulsin e opinionit përmes deputetit Labinot Tahiri dhe çdo deklarim ka qenë në koordinim të plotë partiak”, rrëfejnë këto burime në kushte konfidencialiteti.
Perndryshe, portali Sakte.net njoftoi se nga qëndrimet duket se janë gati të lëvizin edhe deputetët e Alternativës, pas takimit që deputetja Mimoza Kusari pati me përfaqësuesin e AAK’së, Rasim Selmanajn.
Perndryshe, Behgjet Pacolli në vazhdimësi është duke e trumbetuar idenë e krijimit të një Qeverie gjithëpërfshirëse. /Sakte.net