Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli i ka cilësuar si të padobishme përpjekjet e shtetit serb për uljen e numrit të vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën.Në një intervistë “Danas”, Pacolli ka thënë se financimi që po bëhet nga shteti serb që shtete si Guinea, Liberia, Surinami dhe Burundi ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës, është i padobishëm dhe imazh i dobët i Serbisë, transmeton lajmi.net.“Normalisht që Kosova do të reagojë ndaj këtyre veprimeve të Daçiqit, dhe si rezultat, ne kemi marrëdhënie diplomatike me Guinea Bisau sot. Me Burundin, edhe pas publikimit të famshëm të Daçiqit për çnjohje, sërish kemi marrëdhënie perfekte. Edhe në Liberi kemi të njëjtën situatë”, ka thënë më tutje Pacolli.
Sipas Pacollit shpallja e pavarësisë së Kosovës ka krijuar një realitet të ri dhe të pabesueshëm, dhe sipas tij çdo tentativë për ta ndryshuar një gjë të tillë është thjeshtë utopi.Ai po ashtu ka nënvizuar se Kosova nuk ka pranuar asnjë notë verbale nga shtete të cilat Serbia ka pretentuar se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë.“Ju siguroj se Kosova nuk ka pranuar asnjë letër ku tërhiqet njohja. Nëse do të dërgonte dikush diçka në Kosovë, ne sigurisht që do ta adresonim këtë nëpërmjet kanaleve zyrtare. Gjithsesi në jemi të interesuar të flasim vetëm për faktet zyrtare”, ka përfunduar Pacolli.
Kujtojmë se tash e një kohë të gjatë shteti serb përmes disa letrave të publikuara, pretendonte se vende të ndryshme e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, mirëpo deklarata të tilla nuk janë vërtetuar asnjëherë