Pacolli godet Haradinajn për vizat: Një kryeministër që kërcënon prokurorë, synon ta bind Francën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për një vizitë në Francë, ku ka takuar ministrin e Brendshëm francez, me të cilin ka diskutuar për çështjen e liberalizimit ta vizave, dhe është munduar që ta bind atë për të marrë edhe “PO”-në e Francës.

Megjithatë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se një përpjekje të tillë po e bën një kryeministër i cili ‘ka kërcënuar prokurorë’.

Ajo madje reagimin e saj ka ironizuar me urimet që Haradinaj kishte filluar t’i bëjë për vizat pas kthimit nga Gjermania.

“Kryeministri që kërcënon prokurorë po don me bind Francën se Kosova e ka luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. #urimeliberaliziminevizaveKosovë”, ka shkruar Pacolli në profilin e saj në facebook, shkruan Gazeta Express.

Gjatë qëndrimit në Francë, Haradinaj bashkë me ministrinë Brendshëm atje, kanë nënshkruar një dokument, në të cilin Franca kërkon prova shtesë në tri fusha të cilat ndërlidhen kryekëput me sundimin e ligjit.

“Në takim me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, kërkova mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave, si një hap tejet të rëndësishëm për vendin. Në këtë frymë, bashkë nënshkruam edhe letrën e qëllimit të mirë, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal”, ka shkruar Haradinaj të hënën në profilin e tij në Facebook, raporton Gazeta Express.

Këto tre kushte e tregojnë më së miri faktin se pse Franca është një prej vendeve skeptike sa i përket lëvizjes së lirë të kosovarëve në Zonën Schengen.

Madje, ndryshe nga Ministria e Punëve të Brendshme, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, kohë më parë kishte thënë se ende nuk janë plotësuar të gjitha kushtet që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme