Pacolli i vardiset LDK-së, thur elozhe në 30 vjetorin e saj

Kryetari i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka shkruar me rastin e 30-vjetorit të themelimit të LDK-së, shkruan GazetaBlic.

Pacolli tha se me ditëlindjen e LDK-së, lindi edhe vetë partia e tij, AKR, prandaj ai shton se kjo festë është e gjithë shqiptarëve.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

30 vjet më parë lideri ynë historik Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin, dhe intelektualë të shquar, shfrytzoi hapësirën e vogël të lirisë nën Jugosllavi dhe themeloi pluralizmin shqiptar. Lindi e para parti, lindi shpresa dhe zëri politik i aspiratave tona kombetare. Për këtë arsye themeltare, ashtu si dhe për historinë e vet 30 vjeçare, ditlindja e LDK, prej të cilës lindi dhe AKR, është festë e të gjithë shqiptarëve. Jo thjesht e anëtarsisë së saj. Ndaj unë sot formuloj Urimet më të mira për suksese në këtë moment kaq të veçantë në historinë e Kosovës. Besoj shumë se zëri i traditës, pjekuria dhe ekuilibri i liderit Isa Mustafa do të ndihmojë LDK dhe konstelacionin e ardhshëm qeverisës, krejt Kosovën që të gjejë qetësi, vijimësi të reformave dhe ruajtjen e orientimit properëndimor të Republikës sonë të re

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme