AKR në Prishtinë ka befasuar sot kur ka propozuar që kreu i partisë, Behgjet Pacolli të jetë kandidat në zgjedhjet lokale për të parin e kryeqytetit.
Por Klan Kosova mëson se Pacolli është në bisedime me PDK-në dhe AAK-në dhe se kërkesa e tij është që këto dy subjekte politike t’i tërheqin kandidatët e tyre, Lirak Çelajn e Arbër Vllahiun e si rrjedhojë ta përkrahin atë për kryetar të Prishtinës.
Burimet e Klanit bëjnë të ditur poashtu se nga këto bisedime mund të varet edhe qëndrimi i AKR-së karshi nivelit qendror.
Nëse kërkesa e të parit të AKR-së për përkrahjen në Prishtinë merret parasysh atëherë AKR-ja e voton PAN-in në Kuvend.