Zëvëndëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli ka folur për arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq në një debat televiziv raporton “Zeri.info”.
“Ne e kemi paralajmru Marko Gjuriqin paraparakisht, por nuk e kemi ditur se ai është aq budalla sa të hyj në Kosovë pa leje”, tha Pacolli në një debat në Tv Dugagjin.
Madje Pacolli tha se gabimi i tij i vetëm gjatë këtij aksioni ishte se kur e ka paralajmruar shtetin serb për arrestimin e Gjuriq ka thënë “nëse ai tenton të hyjë në Kosovë, ne do ta ndalim”, duke shtuar kështu se nuk ka thënë “do ta arrestojmë”.