Ministri i Punëve të jashtme Behgjet Pacolli, në Facebook ka njoftuar për një takimin e tij në Nju Jork me kryetarin e Mauritiusit, Ameenah Gurib nga i cilit pret njohje të Kosovës.
“Lajmet e mira për njohjen zyrtare nga ky shtet mund të vijnë shpejt”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
“Vazhdojnë takimet dhe agjenda e ngjeshur në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme në New York. Para pak qastesh u takuam me Presidenten e Mauritiusit, Ameenah Gurib. Takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Lajmet e mira për njohjen zyrtare nga ky shtet mund të vijnë shpejtë.
Procesi i njohjeve është i pandalshëm dhe pakthyeshëm”.