Pacolli mediave serbe: Në mes të Kosovës e Serbisë s’duhet të ketë hiç kufij

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka thënë për televizionin serb, TV Prva, se Kosova dhe Serbia nuk duhet të kenë kufij dhe “topi duhet të hidhet te fusha e ekonomisë”.

Pacolli, i pyetur nga gazetarët serbë se sa afër janë Kosova e Serbia deri te arritja e një marrëveshjeje, ai ka thënë se ‘janë afër, por në të njëjtën kohë edhe larg”.

“Ne jemi larg dhe jemi shumë afër, gjithçka është në duar tona. Nëse ne duam të jemi më afër, do të jemi”, ka thënë ai.

Pacolli ka thënë se nëse kemi vullnet do të arrijmë një zgjidhje, transmeton Gazeta Express.

Paqja është e nevojshme për njerëzit tanë. Ne kemi jetuar dikur së bashku dhe shoh tendencë për të jetuar sërish së bashku”, ka thënë zv.kryeministri.

“Në vend se të krijojmë pengesa, ne duhet të largojmë kufijtë dhe të lejojmë njerëzit të lëvizin lirshëm”, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme