Pacolli në jaht me të dyshuarin për vrasjen e Ivanoviqit, MPJ e quan takim normal

Rrjeti i gazetarisë hulumtuese në Serbi, KRIK, ka publikuar një fotografi të zëvendëskryeministrit të parë në detyrë të Kosovës, Behgjet Pacolli bashkë me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Milan Radoiçiq.

Ky i fundit, njeri i nëntokës, siç e quan KRIK, është i kërkuar në Kosovë si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe është në arrati që nga vrasje e tij në 2018, raporton KTV.

Sipas burimeve që e kanë siguruar këtë fotografi, ajo është bërë në verën e 2017-s, kur Pacolli la partnerët e tij të koalicionit dhe u bë bashkë me Ramush Haradinajn për t’u bërë më vonë edhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Takimi kishte ndodhur në jahtin luksoz në Budva të Malit të Zi dhe sipas KRIK-ut, aty ishin marrë vendime të rëndësishme për përkrahjen e Listës Serbe dhënë Qeverisë së Haradinajt dhe bashkimin e tyre në koalicionin e vitit 2017.

Në kohën e fotografisë, Radoiçiq nuk kishte pozitë zyrtare por sipas KRIK-ut ishte pjesë e nëntokës e vendimmarrës në skenën politike serbe.

Ai përshkruhet si bashkëpunëtor i Zvonko Veselinoviqit dhe Ismet Osmanit – Currit, i arrestuar muaj më parë nga Policia e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka quajtur normal dhe të zakonshëm takimin e Behgjet Pacollit me të kërkuarin nga autoritet e sigurisë, Milan Radoiçiq.

Jetlir Zyberaj, këshilltar politik i ministrit në detyrë, ka thënë për KTV-në se nuk ka asgjë të fshehur për këto takime të zhvilluara në kohën e bisedimeve për koalicion.

“Radoiçiqi ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, ka qenë nëpër takime me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe nuk ka asgjë te fshehtë në këtë drejtim”, ka thënë Zyberaj, ani pse takimi kishte ndodhur në vitin 2017 kur Radoiçiqi nuk ishte fare pjesë e Listës Serbe dhe nuk kishte asnjë pozitë zyrtare.

Ai ka shtuar se për këtë takim dhe të tjerat mund të pyetet edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sepse ai ka qenë në të gjitha takimet me Radoiçiqin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme