Pacolli në Thumanë: Nuk kam mbështetur asnjë parti politike

Lideri i Aleancës “Kosova e Re” Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar ditën e sotme në Thumanë, ku familjet e dëmtuara nga tërmeti do të futen në banesat e reja.


Gjatë fjalës së tij, Pacolli u shpreh se nuk ka mbështetur asnjë parti politike, por ka mbështetur idetë e mira për t’i shërbyer qytetarëve.

“Unë nuk kam mbështetur asnjë parti politike, por kam mbështetur idetë e mira qytetarin e Shqipërisë që kanë qenë ata që kane paguar më shumë nga tërmeti i 2019. Kam mbështetur idenë e kryeministrit pas një bisede të shkurtër që pata me të.  Pashë që dëshira e tij ishte tepër i madh, unë nuk kam mundur të bëj gjë tjetër dhe kam kërkuar këshilla dhe ndihmën e familjarëve të mi për të kontribuar. Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë veprim shumë humanitar. Sot jam shumë krenar që jam pjesë i këtij eventi dhe jam i qetë shpirtërisht se edhe unë kam bërë diçka për familjet e dëmtuara nga tërmeti. U priftë e mbara gjithmonë dhe ndjefsha mirë gjithmonë”, ka thënë Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme