Pacolli në Tokio: Kosova dhe Shqipëria, zonë e lirë ekonomike për Japoninë

“Ju ofrojmë Zonë të Lirë Ekonomike, në një rajon, ku së bashku me Shqipërinë përfaqësojmë një qendër tërheqëse për investimet dhe teknologjinë tuaj: porte të thella detare, infrastrukturë rrugore të përshtatshme dhe krah të përgatitur pune” .

Kështu i ka thënë ministri i jashtëm Pacolli, ministrit japonez të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Sego, gjatë një takimi në selinë e kësaj ministrie, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

“Ju na keni ndihmuar që nga dita e parë e çlirimit deri më sot, një ndihmë bujare, e plotë dhe në të gjitha fushat, ndaj kosovarët e kanë në zemër popullin japonez”, është shprehur kreu i diplomacisë kosovare.

“Kosova e do praninë e ndërmarrësve japonezë në shumë fusha si energjia, infrastruktura, teknologjitë e informacionit, bujqësia, sepse nga eksperienca ime mund të them se tek ata gjen sinqeritet, ndershmëri, korrektësi”, vijoi ai, në takimin e tij të​ parë në kryeqytetin japonez.

Nga ana e tij, ministri japonez shprehu besimin se vizita e tij në Japoni, e fokusuar në marrëdhëniet me biznesin e këtij vendi të fuqishëm do të jetë e frytshme.

“Ne, e dimë se ju keni bashkëpunuar me shumë sukses me një kompani të vendit tim, produktet e të cilës janë të destinuara për eksport dhe besojmë shumë se shembullin e saj do ta ndjekin dhe kompani të tjera”, i tha ai.

Pacolli e ftoi bashkëbiseduesin e tij në një vizitë në Kosovë, ftesë që u pranua me kënaqësi nga ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme