Pacolli premton heqjen e vizave, tregon sa kohë duhet

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një tubim me qytetarë të Gjakovës ka premtuar heqjen e vizave brenda gjashtë muajve nëse koalicioni LDK-AKR-Alternativa dle fitimtar në zgjedhje.

Ai po ashtu ka theksuar se do të angazhohet fort për zhvillimin ekonomik të qytetit me rrethinë dhe në zgjidhjen e problemeve tjera me rëndësi jetike për gjakovarët, njofton Klan Kosova.

Premtin të tillë dha sot edhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur zotimin e tij se me Qeverinë e re brenda tre muajsh kosovarëve do t`iu hiqen vizat.

“Jemi vetëm një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Në takimet e shumta anekënd Kosovës e kam thënë se brenda 3 muajsh Qeveria jonë do ta mundësoj Liberalizimin e Vizave”.

“Edhe sot e përsëriti këtë Zotim: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën.Ka ardhë #KohapërFillimineRi! Ka ardhë Koha për rrugën evropiane të Kosovës! Pa Viza!”, ka shkruar pretendenti për kryeministër në llogarinë e tij në Facebook

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme