Pacolli: Prishtina është bastion i AKR-së.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Selim Pacolli, ka bërë me dije se përvoja e suksesshme në menaxhim e ka shtyrë t’i hyjë garës për të parin e kryeqytetit.

 

Ai ka thënë se programi i tij dhe i AKR-së parasheh zhvillimin e Prishtinës dhe shndërrimin e saj në kryeqytet të rinisë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Pacolli ka treguar se qëllimi i tij i vetëm në këtë garë është ta kthejë Prishtinën në qendër të rëndësishme të botës shqiptare për ekonomi.

Ai ka premtuar se do ta zgjerojë bazën e votës së partisë meqë, sipas Pacollit, Prishtina është bastion i AKR-së.

Pavarësisht prej garës së fortë, ai është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e 22 tetorit. Pacolli thotë se i respekton kandidaturat e partive tjera por, sipas tij, aktiviteti partiak i ka konsumuar ata kandidatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme