Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga homologu i tij turk Mevlut Cavusoglu që Turqia të shfrytëzojë autoritetin e saj për të kërkuar nga Serbia që të zhbllokojë linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
Këtë kërkesë Pacolli ia parashtroi diplomatit turk në kuadër të vizitës zyrtare që Pacolli po e zhvillon në Turqi.
Pacolli tha se për ndërtimin e linjës së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë janë investuar miliona euro ndërkohë që Serbia po e bllokon atë
Në të njëjtën kohë, kryediplomati kosovar i ka kërkuar Turqisë që të depërtojë më shumë me produkte ushqimore në tregun e Kosovës në mënyrë që sipas tij Kosova të mos furnizohet vetëm me produkte njëburimore nga Serbia.
Ndërsa ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e saj politike dhe në planin ekonomik për Kosovën.
Ai tha se lobimi për njohjen ndërkombëtare të Kosovës vazhdon, ndërkohë që premtoi intensifikim të raporteve ekonomike duke theksuar se ligji për investime strategjike i miratuar nga Kuvendi i Kosovës i ka hapur rrugë bizneseve turke për të investuar atje.
Ndërsa kërkesë e diplomatit turk drejtuar institucioneve të Kosovës ishte mbyllja e bizneseve që financohen nga Guleni duke theksuar se është e papranueshme që në Kosovë të ketë institucione të tilla