Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ka akuzuar Serbinë se po u jep çanta me para shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të deklarojnë se gjoja e kanë tërhequr njohjen, raporton KTV.
“Serbia po e përdorë çështjen e dialogut për t’i vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e shtetësisë së Kosovës me shtetet që e kanë njohur Kosovën”, tha Pacolli, ndërsa ka përmendur “çanta me para që u jepen kryesisht ministrave të Jashtëm për t’i bërë deklaratat për gjoja tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.