Pacolli shihet i nervozuar në takim me Haradinajn, pas përplasjeve për autostradë

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka pritur gjatë ditës në zyrën e tij zv/kryeministrin, Behgjet Pacollin.

Në fotografinë e publikuar nga Haradinaj në Facebook, Pacolli shihet i nervozuar, ndonëse kështu nuk thotë ai në përshkrimin e fotografisë.

“Mëngjesin e sotëm, me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluam një takim përmbajtësor pune. Është kënaqësi të kesh bashkëpunëtor energjik, me të cilin ndajmë vizionin e përbashkët që mos të ndalemi përballë sfidave dhe të punojmë për mirëqenien e qytetarit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ndryshe, para disa ditësh Pacolli kishte shprehur pakënaqësi për autostradën Gjilan-Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme