Pacolli sulmon ashpër dy ish ministrat e tij, Mimoza Kusari-Lilën dhe Ibrahim Makollin

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror”, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për ish-anëtarët e partisë së tij, me të cilët ishte shumë i afërt, por të cilët e lanë AKR’në.

Ai ka thënë se largimi i asamblistëve të Komunës së Gjakovës nga AKR’ja mund të shihet si krenari dhe fitore e Mimoza Kusari-Lilës, por kjo, sipas Pacollit, është një tradhti që i është bërë atij, prandaj nuk mund të shihet si dobësi e tij.

Pacolli ka shtuar se moskalimi i pragut zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2014 dhe largimi i disa njerëzve që, sipas tij, vetëm e kanë përdorur AKR’në, atë e kanë bërë vetëm më të fortë.

Kreu i AKR’së ka thënë se është duke organizuar strukturat partiake në Kosovë, dhe se pjesë e kësaj partie do të jenë njerëz të ri.

Pacolli ka thënë se emrat si Mimoza Kusari-Lila e Ibrahim Makolli nuk e kanë ndihmuar partinë e tij, duke shtuar se lejimi i tij që këta emra të radhitën të parët në listën zgjedhore të AKR’së i ka ndihmuar ata, e jo atë vetë dhe partinë e tij.