Pacolli: Tashmë hapet një etapë e re për kryeqytetin

Selim Pacolli, ish-kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës, që zyrtarisht nënshkroi koalicion me Vetëvendosjen pas raundit të parë të zgjedhjeve, thotë se koalicioni i tyre arriti të triumfojë në balotazh përballë marrëveshjeve të fshehta.

Shpend Ahmeti i VV-së fitoi edhe një mandat për kryetar të Prishtinës pas numërimit të sotëm të votave me kusht duke fituar me 365 vota më shumë se rivali në balotazh, Arban Abrashi i LDK-së.

“Ja dolëm! Koalicioni ynë me Lëvizjen Vetëvendosje triumfoi në Prishtinë përkundër marrëveshjeve të fshehta në prapaskena, presioneve, propagandës dhe formave të tjera që u përdorën për të deformuar vullnetin e qytetarit”, ka shkruar ai në Facebook.

Teksa ka uruar qytetarët për rezultatin, Pacolli ka thënë se “tashmë është hapur një etapë e re për kryeqytetin”.

“Pas katër viteve ku shumë gjëra duhej të viheshin në binarë si pasojë e 14 viteve paraprake, tashmë hapet një etapë e re për kryeqytetin, një etapë ku energjia dhe përkushtimi përqendrohet me kapacitet të plotë vetëm në punë të prekshme për jetën e përditshme të qytetarit, pjesë për të cilën unë dhe ekipi i AKR-së jemi më gati se kurrë për të dhënë kontributin e nevojshëm. Përpara Prishtinë!”, ka shtuar më tej ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme