Pacolli u jep rast fansave të tij të udhëtojnë bashkë në Evropë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vendosur që ndjekësve të tij në Facebook t’i bëjë një befasi, kështu që disa prej tyre do t’i shpërblejë me një udhëtim të përbashkët dy-tre ditorë.

Pacolli, përmes një postimi, ka thënë se “kam menduar që me rastin e 28 nëntorit t’i përzgjedhi disa fansa, që do të udhëtojnë së bashku me mua, nëpër Evropë, për dy-tri ditë si mysafirë të mitë”, transmeton Telegrafi.

Postimi i Pacollit në Facebook:

“Miqtë e mi, duke qenë se vetë nuk i kam patur mundësitë e mira në rininë time, unë e di çfarë do të thotë mungesa e tyre. Dhe rinia jonë e sotme, e mrekullueshme, për mua vlen shumë, dhe meriton çdo gjë. Andaj, kam menduar që me rastin e 28 nëntorit t’i përzgjedhi disa fansa, që do të udhëtojnë së bashku me mua, nëpër Evropë, për dy-tri ditë si mysafirë të mitë. Të udhëtosh është të mësosh! Unë jam duke punuar tani që të bëj përzgjedhjen e bashkudhëtarëve të mi. Do të jenë disa kritere, të cilat do t’i prezantoj më vonë. Çështja e vizave, do të zgjidhet, besoj” (sic.) ka shkruar Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme