Pacolli zbulon takimin që patën në Bruksel me delegacionin e lartë amerikan për dialogun

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, në Interaktiv të KTV-së tha se në Bruksel nuk kanë shkuar të marrin raportin e liberalizimit. Ai tha se në Bruksel, kanë shkuar vetëm të takohen me delegacionin amerikan.

“Kur kemi shkuar në Bruksel e kemi kuptuar dhe jemi dakorduar që vizita e Avramopoulos të shtyhet në shtator. U shty kjo vizitë, dhe u vendos që ai atëherë të jap lajmin më të mirë”, tha Pacolli.

“Ne ishim në Bruksel vetëm për t’u takuar me delegacionin amerikan. Jemi takuar me zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit. Lamë të kuptojmë se jemi unik në dialog”, tha tutje.

Pacolli tha se me Mogherinin kanë folur se janë dakord që të fillojnë fazën finale të dialogut, dhe siç tha ai “Ai që ulet para Vuçiqit, do jetë Presidenti i Kosovës”.

Se Fatmir Limaj do ta kundërshtojë Thaçin të jetë në krye të dialogut, Pacolli tha që s’e beson një gjë të tillë të ndodhë.

“S’e besoj që se pranon. Ndoshta thotë se duhet të kalojë në Kuvend por votat e Nismës janë pro Thaçit. Jemi marrë vesh me ta, e kemi trajtuar këtë çështje në mënyrë anësore”, tha Pacolli, duke shtuar se kanë rënë dakord se s’ka njeri tjetër përveç Thaçit që do ta udhëheq këtë dialog.

Pacolli tha se beson që Kuvendi duhet të jetë bashkëpunues në këtë pikë.

“Ekziston një ftesë e hapur që i kemi bërë opozitës. Nëse pjesëtarë të opozitës mendojnë t’i kontribuojnë Kosovës, duhet t’i bashkohet këtij grupi të dialogut”, tha ai.

Pacolli i ka komentuar edhe deklaratat e sotme të ambasadorit amerikan Greg Delawie, i cili ndër të tjera, nuk ka dashur të flasë nëse ndonjë ndryshim i territorit apo ndarje e Kosovës, si zgjidhje përfundimtare e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja palëve, sërish mund të dalë në tavolinë, por nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

“Me palën amerikane asnjëherë nuk është diskutuar kjo, por në çdo bisedë kam qenë i pyetur se çka ofron Kosova si kompromis. Kam insistuar të tregojë se e kemi ofruar krejt çka kemi pasë me pakon e Ahtisarit. Më është thënë se kjo nuk mjafton, pra njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë. Kjo pyetje gjithmonë më është ofruar. Nuk kanë thënë se nuk mjafton, por sigurisht kanë thënë se ose duhet të jenë dy palët të hidhëruara ose dy palët të pajtohen”, tha Pacolli.

“Nuk ka propozim për ndarje territoresh as ndërrim. Çdo gjë i takon të ardhmes, nuk do të thotë që s’do të ketë oferta në tavolinë. Nuk duhet të spekulojë e as të hyjë në atë që ai (Delawie) e ka thënë. S’do jap ndonjë mendim, por them se ka nevojë për paqe. Duhet të ndodhë njohja e Kosovës nga ana e Serbisë”, tha tutje.

I pyetur se çka nëse në tavolinë vie tema për ndarje territoresh, Pacolli tha se “s’ka përgjigje”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme