Padi ndaj 24 personave për rastin “Drenica”

Prokuroria Speciale e Kosovëska ngritur padi ndaj 24 personave lidhur me vepra penale të kryera gjatë gjykimit të rastit “Drenica“.

Ata akuzohen për një numër veprash që kanë të bëjnë me trajtimin e të burgosurve nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ikjen e të burgosurvenga Spitali i Prishtinës në maj të vitit 2014, kujdesin mjekësor që iu është dhënë disa të burgosurve dhe kërcënimin e dëshmitarëve gjatë gjykimit të rastit “Drenica“.

Prokuroria Speciale ka deklaruar se pas zhvillimit të hetimeve të gjata dhe të ndërlikuara, 11 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe një mjek, po përballen me akuzën e shfrytëzimit të detyrës dhe akuzën e lirimit të paligjshëm të personave të privuar nga liria.

PSP ka theksuar se hetimet janë zhvilluar me qëllim që të ndiqeshin penalisht disa të pandehur, të cilët, edhe pse ishin burgosur, patën mundësinë e organizimit të një grupi të përkushtuar për të bërë presion mbi deklaratat gjyqësore të dëshmitarëve kyçë kundër të pandehurve kryesorë në rastin “Drenica“. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme