PADIA PËR GJENOCID, TENDOSEN RAPORTET BOSNJE – SERBI

Kërkesa e Bosnjë-Hercegovinës për revidimin e procesit ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi. Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se raportet e Serbisë me këtë vend fqinj janë në nivelin më të ultë në 25 vitet e fundit, pra që nga koha e luftës.

Reagime shumë negative ka pasur edhe tek serbët në B-H. Por ka dhe ekspertë dhe politikanë që mendojnë se Vuçiqi po e keqpërdor këtë kërkesë për fushatën e tij elektorale në Serbi

Ekipi i ekspertëve të Bosnje-Hercegovinës ka kërkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që të rishqyrtohet akuza për krimet e Serbisë në këtë vend. Gjykata tani do të shqyrtojë dëshmitë dhe pas kësaj do të marrë vendim. Me 2007 është vendosur që Serbia mban përgjegjësi për shkeljen e Konventës për Gjenocidin, për shkak se nuk ka bërë asgjë për të evituar krimet dhe gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë, por është liruar nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë.

Të mbijetuarit e kësaj lufte mendojnë se mund ta dëshmojnë para Gjykatës Ndërkombëtare “atë që e dinë të gjithë, se Serbia ka qenë e përzier në gjenocid dhe ka kryer agresion ndaj Bosnjë-Hercegovinës”. Duke folur për faktet, bashkëbiseduesit e Deutsche Welle-s thonë se në B-H ka vepruar edhe aviacioni nga Serbia, ndërsa në luftime kanë marrë pjesë njësi nga Novi Sadi, Valeva, Uzhica e më pas edhe njësi nga Mali i Zi, në veçanti në rajonin e Podrinjës.

Pse është revidimi me rëndësi?

“Të gjithë e dinë se ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, në marrëveshje me autoritetet e atëhershme të Beogradit, ish-ministrin e Jashtëm Goran Svilanoviq dhe ish-presidentin Vojislav Koshtunica, ka fshehur, respektivisht ka vënë nën një lloj embargoje, transkriptimet e Këshillit Suprem të Mbrojtjes, ku dëshmohet përzierja e Serbisë në agresionin dhe gjenocidin e kryer në Bosnjë-Hercegovinë. Ka dhe dokumente që dëshmojë për përfshirjen e oficerëve nga Serbia në ushtrinë e Republikës Serpska, sepse ata kanë qenë në listën e rrogave që janë paguar nga Serbia.

Në këtë listë ka qenë deri në vitin 2001 edhe Ratko Mlladiqi, i fajësuari kryesor së bashku me Radovan Karaxhiqin për gjenocid në Srebrenicë dhe shumë krime të tjera. Pas marrëveshjes së Del Pontes me autoritetet e Serbisë, këto dokumente janë menjanuar dhe ekipi i ekspertëve nga Bosnjë-Hercegovina nuk ka qasje tek ato. Revidimi i procesit është shumë me rëndësi, sepse këto dokumente nuk janë marrë parasysh në procesin e mëparshëm”, pohon Sinan Aliq.

Reagime negative

Kërkesa e Bosnjë-Hercegovinës për revidimin e procesit ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi. Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se raportet e Serbisë me këtë vend fqinj janë në nivelin më të ultë në 25 vitet e fundit, pra që nga koha e luftës. Reagime shumë negative ka pasur edhe tek serbët në B-H. Por ka dhe ekspertë dhe politikanë që mendojnë se Vuçiqi po e keqpërdor këtë kërkesë për fushatën e tij elektorale në Serbi.

Analistët thonë se Serbia do të përgjigjet me masa diplomatike dhe politike kundër Bosnjës, në qoftë se vjen deri te përsëritja e procesit. Por është shumë me rëndësi që të “ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon, sepse prishja e raporteve mes grupeve etnike në Bosnjë, mund të influencojë edhe raportet në Sanxhak dhe pjesë të tjera të Serbisë”./DW

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme