“Padrejtësi në ndarjen e fondeve”, Ganiu: Shkupi ka mbledhur 18 milion euro nga Çairi, nuk ka investuar asnjë milionë

Gazetar: Avni Tahiri

Që nga viti 2020, qyteti i Shkupit ka grumbulluar nga taksat e qytetarëve të komunës së Çairit mbi 18 milion euro. Por në këto tre vitet e fundit sipas kryetarit të Çairit Visar Ganiu, në këtë komunë, nga qytetit i Shkupit, nuk është investuar asnjë milion euro në investime kapitale për të mirën e qytetarëve. Ganiu shtoi se me mos shndërrimin e taksave në investim po bëhet diskriminim ndaj qytetarëve të Çairit.

“Komuna e Çairit, çdoherë ka gjeneruar mjete edhe për qytetin e Shkupit dhe që nga viti 2020, ka inkasuar apo absorbuar mjete nga taksat e komunës së Çairit diku mbi 18 milion euro kurse deri më tani, për këto tre vite shifra nuk ka arritur as një milion euro për investime nga qyteti i Shkupit dhe kjo është një diskriminim i plotë dhe në të ardhmen duhet të shohim një model ndryshe ku do ta obligojmë qytetin e Shkupit që ato mjete që i marrin ti kthen në mënyrë reciproke me investime kapitale”, tha Visar Ganiu – Kryetar i Komunës së Çairit.

Gjatë vizitës në komunën e Çairit, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, tha se problemi më i madh për momentin të cilin qyteti i Shkupit e bën, është që paratë që hyjnë nga komunat e Shkupit, po investohen në mënyrë të padrejtë.

“Për fat të keq, komunikimi me qytetin e Shkupit, dhe të kryetarëve të komunave por edhe përfaqësuesit e pushtetit qendror nuk ekziston, dhe ajo nuk ekziston nga njëra anë dhe ajo është qyteti i Shkupit, jam i bindur se pas nëntorit, shumë gjëra do të ndryshohen për më mirë dhe komunikimi mbi të gjitha me kryetarët e komunave të Shkupit, duhet të jetë në baza ditore që të mund të tejkalohen problemet, në këtë mënyrë shohim që ky është maksimumi”, u shpreh Zlatko Perinski – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Ndërkohë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, në pyetjen se a do të jetë kandidat për kryetar të qytetit të Shkupit, në zgjedhjet e ardhshme lokale, tha se është por se fjalën e fundit do ta japë partia e tij. Sa i përket kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu se a do të garojë edhe për një mandat tjetër, tha se kushdo që nga VLEN e merr komunën, do të punojë për të mirën e qytetarëve të Çairit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme