Paga dhe kravatat për kryeministrin ende hit në mediat botërore

Një ngjarje dite, ku shumë qytetarë kosovarë i dhuruan Kryeministrit Ramush Haradinaj kravata e këmisha pasi ky i fundit e arsyetoi rritjen e pagës duke thënë se nuk mund të dalë në publik me çfarëdo veshje, u bë lajm në mediat e huaja. Edhe sot Euronews ka vazhduar të shfaq këtë aksion simbolik duke shtuar se Kosova është një nga vendet më të varfra të Evropës.

Shkrimi i Euronews fillon me atë se aktivistët në Kosovë kanë vendosur qindra kravata në rrethojën jashtë ndërtesës qeveritare në kryeqytetin e Prishtinës, për të protestuar kundër rritjes së pagës për kryeministrin e vendit.

“Kushtrim Mehmeti i OJQ-së tha se aktivistët nisën një apel për të mbledhur kravatat pasi kryeministri Ramush Haradinaj tha në intervista televizive se kishte nevojë për para shtesë pasi nuk mund të dal me çfarëdo veshje.  Aktivistët mblodhën 214 kravata  dhe i vendosen ata në rrethojën rreth ndërtesës së zyrave të Haradinajt”, shkruan Euronews.

Paga mujore e kryeministrit tani qëndron në 2,950 euro në muaj, krahasuar me të ardhurat mesatare mujore në Kosovë prej 354 euro./Express

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme