Deputetja e VV’së Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ajo ka dorëzuar na Agjencinë Kundër Korrupsion vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave.
Ajo ka njoftuar në Facebook se të njëjtën ankesë do ta dërgojë edhe në Gjykatë Kushtetuese.
Ky është njoftimi i Haxhiut:
Sapo e dërgova vendimin e djeshëm të Qeverisë në Agjensionin Kundër Korrupsionit për shkak të konfliktit të interesit.
Nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kam kërkuar që të hetoj këtë vendim e po ashtu të paraqesë kallëzim penal në Prokurori.
Këtë vendim do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese sepse është në shpërputhje me gjendjen socio ekonomike. Gjykata Kushtetuese pikërisht për shkak të kësaj, pati pezulluar nenet që kanë pasur të bëjnë me privilegjet e deputetit.
Vendimi i Qeverisë, është vendim skandaloz.
Me pas kryeministri rrogën më shumë se 10 fishi i pagës mesatare në vend është e papranueshme.
Një pensionist i merr 75 euro, qytetarët që marrin ndihmë sociale edhe më pak. Me një kalkulim të thjesht i bie se Haradinaj me ministra do t’i kenë pagat më shumë se 40 fishi i pensioneve!
Z.Haradinaj me këto veprime po e dëshmon që e ka dashur postin e kryeministrit për tu pasuruar edhe më shumë!
Nëse aq shumë po i dëshironi parat, hiqni dorë nga politika dhe provojeni fatin në biznes!