Paga mesatare në Mal të Zi – 511 euro

Paga mesatare mujore në Mal të Zi në janar, duke përjashtuar tatimet dhe kontributet, ka qenë 511 euro, flasin të dhënat e Entit për Statistika (MONSTAT), sipas të cilave e njëjta paraqet një rritje prej 0.4 për qind nga muaji paraprak.

Paga mesatare në janar, pa tatime dhe kontribute, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u rrit me 4.3 për qind, ndërsa në krahasim me fitimin mesatar neto të vitit të kaluar ishte për 2.4 për qind më e lartë, thonë të dhënat statistikore të MONSTAT-it transmeton AA.

Paga mesatare bruto në janar ka qenë 767 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme