Paga minimale 500 euro, “E Majta” paralajmëron ndryshime ligjore

Partia “E majta” paralajmëron se do të propozojnë ndryshime ligjore në ligjin për pagë minimale, me çka paga minimale do të rritet në 30,000 denarë. Kjo kërkesë e tyre është e bazuar në kërkesat e sindikatave por edhe pas huamarrjes prej 6 miliard euro nga Britania e Madhe. Siç thotë deputeti Amar Mecinoviq, paga minimale aktuale nuk mjafton për mbijetesë marrë parasysh inflacionin dhe harxhimet për jetë. Me ndryshimet eventuale ligjore, paga minimale prej 30 mijë denarëve do të vlente nga muaji korrik.

“Grupi i deputetëve të “Së Majtës” propozon rritje të pagës minimale në 30 mijë denarë. Grupi i deputetëve i “Së Majtës” do të propozojë ndryshime të ligjit për pagën minimale të cilat përshtaten me kërkesat e sindikatave periudhën e fundit. Këtë e propozojmë menjëherë pas huamarrjes më të madhe në historinë e Republikës së Maqedonisë, kur Maqedonia hyri në borxh prej 6 miliard euro. Në kushte të këtilla të borxhit, i sigurojmë qytetarët sipas shembujve nga kontinenti se do të vijojnë masa për kursim. Për shmangien e efekteve nga masat për kursim në afat të shkurtër, konsiderojmë se paga minimale duhet të rritet menjëherë”, tha Amar Mecinoviq – E Majta. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme