Në përputhje me kushtet aktuale ekonomike, premtimi për rritjen e pagës minimale në 20.000 denarë, deri në vitin 2024 është një pritje shumë e lartë, kështu vlerëson Bllgacia Petreski nga Instituti për Hulumtime Ekonomike “Finnace Think”, shkruan Alsat.
– Advertisements –
E ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike”, ku debatohej në këtë temë, ajo tha:
“Premtimi prej 20.000 denarë deri në vitin 2024, është një pritje shumë e lartë, sidomos kur kihen parasysh kushtet momentale ekonomike dhe është vështir e realizueshme. Kur jemi tek pagat, vlerësoj se duhet të hyjmë në një fazë kur do të lejojmë që mekanizmat e tregut të funksionojnë, gjegjësisht në periudhë afatmesme të tentojmë që atë pagë ta lëvizim përmes rritjes produktive të punës”, tha Petreski./ Alsat.mk