Pajaziti: Nuk është hera e parë që po debatojmë për çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti në debatin për aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes theksoi se nuk është hera e parë që po bëjnë debate që kanë të bëjnë më drejtësi.

“Glauk, derisa ju i dhatë disa të dhënë nga ju, është e një anshme, derisa nuk i kemi ne këto të dhëna. Ajo që dëshiroj, të them mos të paragjykoni për arrestimet. Duhet të punojmë të gjithë për institucione sa më të mirë në drejtësi. Përshkrimi i situatës është i një anshëm. Institucionet e drejtësisë duhet të japin fjalën e fundit për sulmet ndaj Kuvendit, por ndoshta ka qenë dikush tjetër për destabilizmim të vendit”, tha Pajaziti.

Ai shtoi se është për të ardhur të keq, që kemi pasur një rast të sulmeve ndaj institucioneve të vendit dhe arrestimin e pjesëtarëve të LVV-së.

“Është për të ardhur keq që kemi pasur raste tragjike dhe seanca nën tensione, sulme mbi ministra. Krejt për këto ka akuza për këto veprime, është për të ardhur keq se çfarë pamje i keni dhënë vendit. Bëjmë thirrje unike që institucionet e drejtësisë ta kryejnë punën”, tha Pajaziti, raporton Ksp.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme