E shtune, 22 Tetor 2016 – Sakte.net
Ëndrrat dhe gjumi luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë. Ndërkohë që gjumi rigjeneron trupin, ëndrrat rigjenerojnë mendjen.
Pajisja e veçantë “iBand” është një shirit që të ndihmon për një gjumë të rehatshëm dhe ëndrra të këndshme. Kjo pajisje arrin të kontrollojë valët e trurit tuaj me një saktësi të një niveli laboratorik, transmeton tch.
Ai përbëhet nga sensorë të veçantë në ndjekjen e shëndetit për të matur lëvizjet e trupit, rrahjet e zemrës dhe temperaturën.
Ky shirit përmban këngë dhe analizon informacionin që truri juaj përcjell gjatë gjithë ciklit të gjumit. Më pas, ai e përforcon këtë informacion për të luajtur dhe përshtatur sinjalet audiovizuale.