Pajisjet e kriptovalutave me të cilat po lufton Qeveria, ia shpenzuan Kosovës rrymën sa për 10 mijë familje bashkë

Qeveria e Kosovës para pak ditësh doli me vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në vendin tonë, për shkak të krizës energjetike.

E pas këtij vendimi, Policia e Kosovës nisi me sekuestrimin e këtyre pajisjeve. Aksioni më i madh deri tani për sekuestrimin etyre u realizuar mëngjesin e sotëm.

Ky aksion u zhvillua në fshatin Trebicë të Leposaviqit ku u sekuestruan 272 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Mjetet e konfiskuara janë,

Antminer  S9i 14.0T-128 copë,

Antminer  S9  13.5T-117 copë,

Antminer  S9 13.0T-    5 copë,

Antminer  S9i 14.5T- 19 copë,

Antminer  S9 10.5T-   3 copë,

272 pajisjet, me vlerë marramendëse

Syri.net Kosova pas fotografive të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku shihen pajisjet e sekuestruara, ka marrë vesh vlerën e përafërt të tyre.

Syri.net në një bisedë me një njohës të kësaj fushe, merr vesh se një pajisje e tillë e quajtur ‘antiminer’ në treg kap vlerën e përafërt prej 1 mijë e 800 euro, deri sa në rastet më ekstreme një e tillë mund të kushtoj deri në 15 mijë euro.

Në një kalkulim të thjeshtë nga 272 pajisjet e sekuestruara, (272*1800) i bie që Policia e Kosovës sekuestroi pajisje në vlerë  489 mijë euro.

Sa shpenzojnë energji këto pajisje

Gjithmonë duke iu referuar njohësit të kësaj fushe, Syri.net Kosova merr vesh se fatura mujore e këtyre 272 pajisjeve, sa i përket shpenzimit të energjisë kap vlera marramendëse.

Sipas njohësit, një pajisje e tillë në vlerën e 1 mijë e 800 eurove, shpenzon energji elektrike prej 50-80 euro në muaj.

Në një kalkulim të thjeshtë (272*80), prej 272 pajisjeve, energji elektrike gjatë një muaji u shpenzuan 21 mijë e 760 euro ose mbi 260 mijë euro në vit.

Duke u bazuar në shpenzimet mesatare të një familje kosovare, i bie që këto pajisje shpenzuan sa 1 mijë familje kosovare, brenda muajit që paguajnë rreth 25 euro faturë.

Sa para mund të fitohen nga këto pajisje

Nga aksioni i sotëm ku u sekuestruan 272 pajisje të kriptovalutave, edhe fitimet e pronarëve po del të jenë të mëdha.

Njohësi i kësaj fushe, në kushte anonimiteti, Syri.net Kosovës i tha se fitimi mujor nga këto modele variojnë nga 300 deri 1500 euro euro, varësisht nga forca e pajisjes.

Në një kalkulim të thjeshtë (272*1500) i bie që nga këto pajisje, në rastin më të mirë brenda muajit fitimi kap shifrën e 408 mijë eurove, apo 4 milionë e 869 eurove në vit, dhe në rastin më të keq shkaku i forcës së ‘antiminer’ dhe çmimit në treg rreth 81 mijë euro në muaj apo 979 mijë euro në vit.

Kujtojmë se aksioni i sotëm, ishte më i madhi prej vendimit për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në vendin tonë.

Për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, kanë shkruar edhe mediat botërore.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme