Qendra e maternitetit në Preshevë ka dy vjet e gjysmë që është hapur. Një kohë të gjatë spitali i këtij vendi nuk ka pasur shërbim gjinekologjik, e madje ka qëndruar i mbyllur.
Nerimane Shaqiri, motër kryesore e Gjinekologjisë ka treguar se sa foshnje kanë lindur për këtë vit në këtë repart.
Ani pse reparti i Gjinekologjisë në këtë vend është i ri dhe ka shumë pak kohë që është hapur, i mungojnë ende disa aparatura.