Gazetare: Evi Shkopi
Alsat mëson se vetëm pak minuta më parë janë gjetur vajzat minorene të moshës 12 dhe 15 vjeçare, të cilat ishin zhdukur tre ditë më parë. Të afërmit e saj na informuar se qytetarët I kanë para vajzat në një pjesë të Shkupit dhe i kanë ndaluar ato, më pas menjëherë kanë informuar policinë.
Ky lajm ka gëzuar familjarët, por ka rënduar gjendjen shëndetësore të babait të saj. Alsat ishte sot në shtëpinë e kësaj familje të cilët ishin të përlotur dhe të shqetësuar për bijën e tyre. Rasti po trajtohet në stacionin policor në Bit Pazar, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore apo psiqike e vajzave adoleshente./Alsat.mk